Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi dëshiron të mbetet te Dortmundi

Erling Haaland dëshiron të qëndrojë te Borussia Dortmundi. Pavarësisht spekulimeve rreth të ardhmes së tij, talenti norvegjez thuhet se ka vendosur të mbetet në Gjermani.

Sipas të përditshmes gjermane “Kicker”, lojtari i ka bërë të ditur menaxherit të tij Mino Raiola se nuk dëshiron të largohet nga “Signa Iduna Park”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

20-vjeçari ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024.

Ai këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 21 gola dhe ka bërë tri asistime. Për Haalandin, interesim kanë shprehur skuadrat si Chelsea, Barcelona dhe PSG-ja.