Sport

Erikseni afër kalimit te Arsenali

Largimi i Christian Eriksenit nga Interit gjatë këtij muaji duket se është i pashmangshëm. “TuttoSport” shkruan se Erikseni është më afër kalimit tek Arsenali se sa te Leicester City.

Problemi kryesor është paga e lartë që ka mesfushori danez tek Interi, ku fiton 7.5 milionë euro në sezon. Bëhet e ditur se marrëveshja mund të arritur për 10 milionë euro në sezon plus bonuset.

Në marrëveshjen e Interit me Arsealin, mund të përfshihet edhe Lucas Torreira, që ishte i huazuar tek Atletico Madridi nga fillimi i edicionit.