Sport

Torino dëshiron ta mbaj Belottin

Torino po planifikon t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit kryesor Andrea Belotti.

Sulmuesi italian së fundi është lidhur me një largim nga torinezët pas interesimit të Milanit.

27-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në vitin 2022. Por klubi italian dëshiron ta mbaj sa më gjatë kapitenin e skuadrës.

Drejtuesit e skuadrës do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare Belotti që do ta mbante atë në Torino deri në vitin 2024.

Belotti në 19 ndeshje në Serie A, këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.