Sport

Nedim Bajrami asiston në barazimin ndaj Lecce

Pas dy golave në Kupë kundër Napolit, Nedim Bajrami ka vazhduar me paraqitje të mira në kampionat. 21-vjeçari, pjesë e ekipit zinxhir të Zvicrës, asistoi në barazimin 2:2 që skuadra e tij Empoli e arriti në udhëtim te Lecce, në xhiron e 19-të në Serie B të Italisë.

Ai asistoi në golin e dytë të skuadrës në minutën e 47-të. Andrea La Mantia ishte realizator. Bajrami sivjet ka luajtur në 20 ndeshje në të gjitha garat dhe i ka shënuar tri gola në total dhe ka gjashtë asistime. Empoli është në vendin e parë pas 19 ndeshjeve me 38 pikë, katër më shumë se Salernitana.