Lucas Vazquez ka refuzuar kontratën e re nga Real Madridi. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i krahut nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara nga madrilenët.
“Mbretërit” i kanë ofruar kontratë trevjeçare me të njëjtën pagë, ofertë që është refuzuar.
29-vjeçari raportohet se ka kërkuar rritje page për të vazhduar qëndrimin në Madrid. Vazquez është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin.
Këtë sezon në 23 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka realizuar tri asistime.