Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij, Eden Hazard, të vazhdojë me gola edhe në ndeshjet e radhës. Ylli belg është kritikuar për formën e dobët në të cilën ka kaluar te madrilenët prej se është transferuar nga Chelsea.
Mirëpo, bashkëlojtari i tij Benzema, beson se Hazardi do të vazhdojë të tregojë aftësitë e tij në ndeshjet e radhës.
“Hazardi është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe këtë do të arrijë ta tregojë. Ai është një lojtar që punon shumë dhe sigurisht që ne kemi shumë nevojë për Hazardin të cilin e njohin të gjithë”, deklaroi Benzema.
Hazardi në ndeshjen e së shtunës në ligë shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në fitoren e thellë të Real Madridit, 4:1, ndaj Alavesit.