Sport

Prishtina befason Rahovecin

Descriptive Text

Prishtinasit i kanë shkaktuar humbjen e pestë sezonale liderit Rahovecit.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar me mysafirët që arritën ta mbyllin këtë 10-të minutësh në favor të tyre 19:16.

Periudha e dytë u takoi vendasve të cilët shënonin nga secila pozitë. Të udhëhequr nga amerikani, Isaiah Traylor nikoqirët në pushim shkuan me një pikë dallim 43:42.

Edhe çereku i tretë ishte i ngjashëm me të dyja ekipet që aplikonin mbrojtje të fortë. Mirëpo kryeqytetasit fal lojës ekipore arritën ta fitonin këtë periudhë 22:15, për të hyrë në çerekun e fundit me gjashtë pikë dallim 64:58. Periudha e fundit ishte dramatike me vendasit që tentuan të shkrinin epërsinë e prishtinasve.

Fal efikasitetit të Edmond Azemit dhe Nigel Johnsonit kryeqytetasit fituan në fund me rezultat 93:75