33-vjeçari Andy Murray do të jetë jashtë turneut të tenisit “Australian Open”.
Ish-tenisti numër një në botë, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19 dhe se nuk do të jetë në gjendje të jetë i pranishëm për shkak të izolimit të detyruar dyjavor.
Australian Open” nis më 8 shkurt.
“Jam i dëshpëruar, por nuk do të udhëtoj në Australi për të garuar në ‘Australian Open’. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ‘Tennis Australia’ për t’u munduar të gjejmë një zgjidhje që do të lejonte ushtrime në izolim, por nuk ia arritëm një gjëje të tillë. Dua t’i falënderoj të gjithë për përpjekjet, dhe jam shumë i dëshpëruar që nuk do të luajë në Australi. Është një shtet dhe një garë që e dua”, ka thënë Murray.
Për herë të fundit, Murray ka luajtur në “ATP Tour” në muajin tetor të vitit të kaluar.
Fituesi i tre turneve grand-slam, në “Australian Open” u paraqit për herë të fundit në vitin 2019 dhe më pas pati ndërhyrje kirurgjike në ije.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.