Sport

Aguero infektohet me koronavirus

Sergio Aguero është infektuar me koronavirus. Futbollisti i Manchester Cityt, që ishte i izoluar ka rezultuar pozitiv.

Lajmi është konfirmuar nga vetë sulmuesi argjentinas në rrjetet sociale.

“Pasi kisha kontakt me një person, i cili rezultoi pozitiv, jam izoluar tash e disa ditë. Në testin e fundit kam rezultuar pozitiv”, shkroi Aguero.

Aguero, që ka munguar edhe shkaku i disa lëndimeve për Cityn, nuk ka luajtur që nga tre janari në fitoren kundër Chelseat.

32-vjeçari në Premier League ka luajtur vetëm 141 minuta.