Mesfushori portugez Gedson Fernandes do të largohet nga skuadra e Tottenhamit pas një viti për të vazhduar karrierën në Serie A. Mediumet angleze kanë raportuar të premten se interesim për Fernandesin ka shfaqur skuadra e Torinos.
Bëhet e ditur se Torino tashmë ka nisur negociatat me Benfican për huazimin e mesfushorit 22-vjeçar deri në fund të sezonit. Fernandes në fillim të vitit të shkuar u huazua te Tottenhami për një vit e gjysmë por te ekipi anglez nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe pritet të kthehet te Benfica.
Këtë edicion, Fernandes ka vetëm dy paraqitje me Tottenhamin në të gjitha garat kurse me Benfican ka kontratë deri në vitin 2023.