Sport

Sevilla në garë për Gomezin

Skuadra nga La Liga, Sevilla është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Atalantas, Papu Gomez. Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet italiane.

Mësohet se ekipi spanjoll është i gatshëm të paguajë rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Gomezit, i cili pritet të largohet nga Atalanta gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak të prishjes së raporteve me trajnerin Gian Piero Gasperini.

32-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në verën e vitit 2022 kurse këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat. Krahas Sevillas, interesim për Gomezin ka treguar edhe Interi.