Sport

Rashkaj në kategorinë e dytë të Suedisë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj është kthyer në Suedi për ta vazhduar karrierën.

Ai të enjten ka firmosur kontratë dyvjeçare me Orgryten, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Suedisë.

Rashkaj te Orgryte është transferuar si futbollist i lirë pasi muaj më parë i ka skaduar kontrata me SJK.

“Aneli është një lojtar që punon shumë dhe do të jetë i rëndësishëm për ekipin tonë. Ne shpresojmë që ai do të adaptohet mirë në ekipin tonë dhe do të na ndihmoj shumë”, ka thënë Igor Krulj, drejtori sportiv i Orgrytes.

Rashkaj 31-vjeçar karrierë ka bërë edhe te Eskilstuna, Prishtina, Sandnesi e Halmstadsi. Ai ka edhe 11 paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës.