Eliminimi shokues i Real Madridit nga skuadra e Alcoyanos në kuadër të Kupës së Spanjës nuk do të ndikojë në punën e trajnerit Zinedine Zidane.
“Goal” shkruan se trajneri francez e ka përkrahjen e plotë të drejtuesve të klubit nga Madridi, të cilët besojnë te Zidane, më të cilin kanë arritur suksese të mëdha.
Shkarkimi i francezit sipas mediumit në fjalë as që diskutohet.
Pas ndeshjes, Zidane deklaroi se do të duhej ta fitonin ndeshjen, por ai insistoi se nuk e sheh si turp eliminimin nga ekipi i kategorisë së tretë.
Alcoyano u bë skuadra e parë nga ligat më të ulëta të futbollit spanjoll pas vitit 2009 që eliminon Real Madridin.