Sport

Zidane: Duhet të pyesni lojtarët nëse ende kam përkrahjen e tyre

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pranuar përgjegjësinë për humbjen shokuese të skuadrës së tij në Kupën e Spanjës nga klubi i kategorisë së tretë Alcoyano.

Real Madridi pësoitë mërkurën mbrëma në ndeshjen e 1/16 së finales të Kupës së Spanjës me rezultatin 2:1 pas shtesave. Rezultati vjen një javë pasi klubi madrilen u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës nga Athletic Bilbao e kishte barazuar 0:0 në La Liga me Osasunan.

“Unë mendoj se ende e kam përkrahjen e lojtarëve, por duhet të pyesni ata. Kemi bërë gjëra të mira, por jo aq të mira së fundi. Por, me përjashtim të ndeshjeve të fundit ne kemi bërë gjëra të mira këtë stinor. Duhet të koncentrohemi në gjërat që mund të bëhen. Kur humbet, gjithmonë flitet. Unë marrë përgjegjësinë për çfarëdo që duhet të ndodh dhe do të ndodh. Jam I qetë, lojtarët donin të fitonin ndeshjen”, ka thënë Zidane, raportojnë mediumet spanjolle.