Sport

Veton Tusha shënon gol kundër Galatasarayt

Veton Tusha shënon gol kundër Galatasarayt
 

Në kontaktin e tij të parë me topin, kapiteni i Përfaqësueses U19 të Kosovës, Veton Tusha, ka shënuar gol në debutim kundër gjigantit turk, Galatasarayt. Sulmuesi Tusha, futbollist i Denizlisporit, u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të, ndërsa golit iu gëzua dy minuta më pas në ndeshjen e xhiros së 20-të në Superligën e Turqisë.

Rezultati ndërmjet Galatasarayt dhe Denizlisporit pas 65 minutave lojë është 5:1 në të mirë të vendësve.