Sport

Ballkani mposht të rinjtë e CSKA Moskës

Ballkani mposht të rinjtë e CSKA Moskës
 

Skuadra e Ballkanit e ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore në Antalya të Turqisë, ku po e kryen fazën përgatitore në prag të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas fitores 2:1 që e shënoi të hënën kundër Jagiellonias së Polonisë, Ballkani të mërkurën fitoi edhe ndaj ekipit U21 të CSKA Moskës me rezultatin 3:1.