Sport

Mbrojtësi i Real Madridit rezulton pozitiv me koronavirus

Mbrojtësi i Real Madridit rezulton pozitiv me koronavirus
 

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ka njoftuar të mërkurën e përditshmja spanjolle “AS”.

Shkaku i infektimit, Nacho do të jetë jashtë fushës për dy javë për shkak se do të izolohet dhe do ti mungoj Realit në disa ndeshje. Fernandez do të jetë mungesë e madhe për Realin, i cili tashmë është pa Sergio Ramosin e Raphael Varanen, gjë që detyron trajnerin Zinedine Zidane ta ftoj të riun Victor Chust që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë. Fernandez 31-vjeçar këtë sezon ka regjistruar dhjetë paraqitje në të gjitha garat me Real Madridin.