David Alaba nuk do të ngutet që të marr vendim për të ardhmen.
Sipas “Sky Sport Germany”, austriaku është i interesuar që të flas me Barcelonën për një transferim në “Camp Nou”.
Raportohet se Alaba po pret që të bisedojë me Joan Laportën, nëse ky i fundit bëhet sërish president i Barçës.
Kontrata e Alaba me Bayernin skadon në fund të sezonit. Negociatat për vazhdimin e saj kanë ngecur edhe ai do të largohet në verë si lojtar i lirë.
Për 28-vjeçarin interesim kanë shfaqur, Real Madridi, Liverpooli dhe disa klube të tjera. Madje ishte raportuar se ai ka arritur marrëveshje me Realin.