Sport

Interi ofron Eriksenin për Torreiran

Foto: Reuters

Skuadra e Interit ka ofruar kartonin e Christian Eriksenit në shkëmbim të atij të Lucas Torreiras, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.

Mësohet se Interi pritet së shpejti të futet në negociartat me Arsenalin për të realizuar këtë shkëmbim lojtarësh gjatë afatit kalimtar të janarit. Eriksen nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe për këtë arsye do të largohet nga Interi.

Në anën tjetër, Torreira është i huazuar te Atletico Madridi por pritet të kthehet te Arsenali gjatë këtij muaji për shkak se nuk e ka gjetur veten në La Liga. Torreira po shihet si përforcim i duhur te Interi në mesfushë për shkak të përvojës që ka në Serie A pasi më herët ka bërë karrierë te Sampdoria. Krahas Interit, interesim për Torreiran kanë treguar edhe Torino e Fiorentina. Torreira këtë sezon ka 13 ndeshje te Atletico derisa Erikseni ka regjistruar 14 paraqitje me Interin në të gjitha garat.