Sport

Loriana Kuka me njërin prej pesë “Ipponëve” më të mirë

Loriana Kuka me njërin prej pesë “Ipponëve” më të mirë
 

Faqja e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos në “facebook”, ka publikuar të martën pesë “Ipponët” më të mirë të Mastersit në Doha që u mbajt javën e kaluar.

Njërin prej aksioneve më të bukura në Masters e ka bërë xhudistja kosovare, Loriana Kuka. Bëhet fjalë për hedhjen e saj në luftën për medalje të bronztë ndaj britanikes Natalie Powell. Loriana fitoi me “Ippon”, falë aksionit shembullor.