Sport

Gjilani fiton miqësoren ndaj Drenicës në Durrës

Skuadra e Gjilanit e ka fituar duelin miqësor përballë Drenicës me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje miqësore u zhvillua të martën në Durrës, ku të dyja klubet po i zhvillojnë përgatitjet për stinorin pranveror të edicionit 2020/2021.

Dy gola për Gjilanin i shënoi Darko Nikaq, ndërsa një tjetër e realizoi Qëndrim Dautaj. Për Drenicën shënoi Dardan Rogova.