Sport

Dy ndeshje suspendim për Lionel Messin

Lionel Messi është suspenduar për dy ndeshje të martën, pasi kishte goditur një kundërshtar në një incident pa top në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën, raporton AP.

Sulmuesi i Barcelonës u përballë me një suspendim prej 12 ndeshjeve pas goditjes që i dha sulmuesit të Athletic Bilbaos, Asier Villalibre, në humbjen 3:2 të Barcelonës pas lojës shtesë.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Spanjës, nuk e ka parë incidentin shumë serioz dhe e ka dënuar Messin me dy ndeshje moslojë. Messi ishte ndëshkuar me karton të kuq për incidentin. Për Messin ishte kartoni i parë i kuq në 753 ndeshje me Barcelonën.