Sport

Australian Open: Dy tenistë rezultojnë pozitivë me koronavirus

Dy tenistë që është paraparë të marrin pjesë në Grand Slamin “Australian Open” kanë rezultuar pozitivë me koronavirus pasi kanë arritur në Melbourne, raporton BBC.

Po ashtu pozitiv ka rezultuar një anëtar i stafit, sipas autoriteteve shëndetësore në shtetin e Victorias.

Rreth 1200 persona, përfshirë lojtarë, anëtar të stafit të lojtarëve dhe zyrtarë, gjenden në Australi për turneun që nisë më 8 shkurt.

Ka pasur ankesa nga disa lojtarë pasi janë detyruar të karantinohen në dhomat e hotelit. Raste pozitive në tri fluturime për në Melbourne, kanë detyruar autoritetet që të karantinojnë 72 tenistë, që ishin në ato fluturime. Kështu që ata duhet të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë në dhomat e tyre në vend se të lejohen të stërvisin si pjesëmarrësit tjerë.

Kjo ka zemëruar disa lojtarë, dhe ka shtyrë tenistin numrë një Novak Gjokoviq, që të lobojë te autoritetet për të zbutur rregullat e karantinës për lojtarët, duke zvogëluar periudhën e karantinimit.

Gjokoviq është kritikuar nga tenisti australian Nick Kyrgios për këtë e po ashtu edhe është refuzuar ideja e tij nga autoritetet e Victorias, që kanë thënë se nuk ka tretman të veçantë për lojtarët.