Mbrojtësi i krahut te Kosova, Florent Hadërgjonaj ishte titullar te skuadra e Kasimpashës që pësoi humbje në shtëpi nga Erzurumi. Ndeshja e luajtur të hënën në kuadër të xhiros së 18 të Superligës së Turqisë, përfundoi me rezultatin 2:1 në të mirë të ekipit mysafir.
Hadërgjonaj luajti gjatë tërë ndeshjes dhe për të, kjo ishte paraqitja e 15 këtë edicion në kampionatin turk. Aktualisht, Kasimpasha zë vendin e 15 në tabelë me 22 pikë të mbledhura. Ndërkohë, edhe mesfushori i Kosovës, Idriz Voca startoi prej minutës së parë te Ankaragucu që u mposht në udhëtim nga Fenerbahçe me rezultatin 3:1.
Voca luajti deri në minutën e 58-të, dhe regjistroi paraqitjen e 13 kampionale. Te Ankaragucu titullar ishte edhe reprezentuesi i Shqipërisë, Endri Çekiqi që u zëvendësua në minutën e 88-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Ankaragucu mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 15 pikë, një më pak se Denizlispori që renditet i fundit.