Sport

Juventusi kontakton Genoan për sulmuesin Shomurodov

Juventusi thuhet e ka kontaktuar Genoan për sulmuesin e Uzbekistanit, Eldor Shomurodov.

“Calciomercato” njofton se drejtuesit e skuadrës nga Torino kanë nisur negociatat për një transferim të mundshëm të sulmuesit, i cili pjesë e Genoas u bë në tetor të vitit të kaluar.

Pas 12 ndeshjeve në Serie A, 25-vjeçari ka kontribuar me dy gola dhe një asistim, por paraqitjet me Genoan u kanë bërë përshtypje gjigantëve të Italisë.