E ardhmja e Angel Di Marias mbetet në dyshim te Paris Saint-Germaini.
Sipas mediave franceze, sulmuesi i krahut mund të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Di Maria është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në. Interesim për argjentinasin kanë shprehur skuadra të njohura si Juventusi dhe Tottenhami.
Të dyja skuadrat thuhet se kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit.
32-vjeçari është pjesë e PSG-së nga viti 2015, kur u transferua nga Manchester Unitedi.
Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar katër gola dha ka dhuruar nëntë asistime.