Skuadra e Manchester Cityt ka shprehur interesim për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, ka raportuar “Telegraph” të hënën.
Forma fantastike e Lukakut tek ekipi italian ka bërë që City ta shohë sulmuesin belg si përforcim ideal për sezonin e ardhshëm.
Madje, raportohet se ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë rreth 90 milionë euro për transferimin e tij. Te City po e shohin Lukakun si zëvendësim ideal për Sergio Agueron, i cili pritet të largohet në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata me ekipin anglez. Lukaku 29-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 17 gola në 23 ndeshje për Interin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në vitin 2024, kurse karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Evertoni, Chelsea, WBA-ja e Anderlechti.