Sport

Donçiq e kalon Jordanin për dyshifror të trefishtë të realizuar në NBA

Luka Donçiq e ka tejkaluar Michael Jordanin në listën e basketbollistëve me më së tepërmi dyshifror të trefishtë të realizuar në NBA.

Por slloveni ka qenë kritik ndaj paraqitjes së vet në humbjen 117:101 të Dallas Mavericksit ndaj Chicago Bullsit të dielën mbrëma.

Donçiq 21-vjeçar realizoi 36 pikë, 16 kërcime e 15 asistime, por shënoi vetëm gjashtë pikë në pjesën e dytë.

“Në pjesën e dytë luajta tmerrshëm. Isha pak vetjak, pasi shënova 30 pikë në pjesën e praë. Nuk isha unë në pjesën e dytë. Duhet të bëjë shumë më tepër, thjeshtë nuk jam ai. Nuk duhet të bëjë këtë”, ka thënë Donçiq, raporton agjencia AP.

Donçiq është ngjitur në pzozitën e 15-të në listën e basketbollistëve me më së tepërmi dyshifror të trefishtë të realizuar në NBA, duke e kaluar Jordanin. Për t ëishte dyshifrori i trefishtë i 29-të në karrierë. Në listë kryeson legjenda Oscr Robertson me 181 dyshifror të trefishtë të realizuar gjatë karrierës në NBA.