Sport

West Hami ofron 30 milionë euro për En-Nesyrin

West Ham Unitedi ka bërë një oertë prej 30 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Sevillas, Youssef En-Nesyri, raporton “The Athletic”.

Klubi i Premier Leagues së Anglisë e ka bërë ofertën në fundjavë, por mësohet se Sevilla e ka refuzuar atë. Mirëpo, bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë.

En-Nesyri ka shënuar tetë gola në 17 ndeshje në La Liga këtë edicion.