Milani ka raportuar se e ka shtyrë udhëtimin te Cagliari për të bërë teste tjera për koronavirus, pasi Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu kanë dalë pozitivë për Covid-19.
“Rossonerët” duhej të fluturonin drejt Cagliarit, por sipas “calciomercatos”, udhëtimi i tyre është shtyrë. Milani do të luajë kundër Cagliarit të hënën në mbrëmje. Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez kanë dalë pozitivë për Covid, dhe Milani do të bëj tjera teste e më pas të udhëtojë.
“Pres që lojtarët të jenë të gatshëm, në stërvitje e në lojë. Këto janë momente kritike që duhet të adresohen me përkushtim dhe me kujdes të madh nga ekipi”, ka thënë Stefano Pioli në konferencën për shtyp të dielën.
“Theo dhe Calhanoglu janë mungesa të rëndësishme, por këto gjëra ndodhin në sezon, problemet mund të vijnë në çdo moment dhe ne duhet të jemi të gatshëm”, ka thënë Pioli.