Sport

Napoli i Hysajt e Rrahmanit shënon fitore të thellë

Napoli ka shënuar fitore të thellë 6:0 sot në shtëpi ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e xhiros së 18-të të Series A të Italisë.

Hysaj ishte titullar te Napoli dhe luajti tërë ndeshjen, ndërsa nga minuta e 79-të për Napolin u aktivizua Amir Rrahmani. Eljif Elmas u aktivizua nga minuta e 73-të.

Lorenzo Insigne (5’, 72’ penallti), Diego Demme (36’), Hirving Lozano (38’), Piotr Zielinski (45’) dhe Matteo Politano (89’) i realizuan golat për Napolin.

Napoli ka 34 pikë pas 17 ndeshjeve, është gjashtë prapa Milanit që kryeson. Fiorentina zë vendin e 14-të me 18 pikë pas 18 ndeshjeve.