Sport

City do t’i ofrojë Agueros kontratë të re, por me pagë më të vogël

Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit argjentinas Sergio Aguero, shkruan “The Daily Star”.

Klubi i Premier Leagues synon t’i ofrojë Agueros kontratë të re njëvjeçare, por ai duhet të pranojë pagë dukshëm më të ulët nëse dëshiron të mbetet.

Kontrata e Agueros 32-vjeçar me Cityn skadon në verën e këtij viti. Ai te City gjendet që nga vera e vitit 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi për 40 milionë euro.