Sport

Solskjaer: Ka mundësi që disa lojtarë të largohen

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë largime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri norvegjez ka bërë të ditur se ka futbollistë të cilët nuk e kanë gjetur veten te skuadra angleze dhe mund të largohen për shkak të minutazhës.

“Ka mundësi që disa lojtarë të largohen në futboll, nuk i dihet asnjëherë. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, potencoi Solskjaer.

Në mesin e lojtarëve që pritet të largohen nga “Djajtë e Kuq” janë: Sergio Romero, Marcos Rojo, Jesse Lingard, Daniel James.