Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, dëshiron ta përforcojë skuadrën me një sulmues krahu.
Sipas mediave franceze, Mourinho e sheh Angel di Marian si përforcim ideal.
Sulmuesi i krahut që aktivizohet te Paris Saint-Germaini nuk ka vazhduar ende kontratën e tij.
Argjentinasi ka kontratë me parisienët deri në fund të këtij sezoni. Mourinho me Di Marian ka punuar gjatë kohës sa ishte te Real Madridi.
32-vjeçari këtë sezon me PSG-në, në 20 ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka bërë nëntë asistime.