Sport

NBA shtyn ndeshje për shkak të rasteve me COVID-19

NBA shtyn ndeshje për shkak të rasteve me COVID-19
 

Federata e Basketbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NBA, ka shtyrë tri ndeshje si pasojë e shpërthimit të rasteve me COVID-19.

Dy ndeshjet mes Cleveland Cavaliers dhe Washington Wizards të parapara për të dielën dhe të hënën janë shtyrë, ka njoftuar NBA, për shkak se Wizardsi nuk ka shifrën prej tetë lojtarëve në dispozicion për të vazhduar me ndeshjen.