1 perditesime
19:56

Prishtina humb thellë nga Barcelona, eliminohet nga Championsi

Skuadra e futsalit Prishtina është mbajtur pak më mirë në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Barcelonës. Në fund rezultati ishte 9:2 për Barcelonën që avancon në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Barcelona është kampione në fuqi, ndërsa ndaj Prishtinës, të premten mbrëma në Barcelonë, ishte superiore.

Esquerdinha realizoi dy gola në pjesën e dytë, ndërsa dy gola i shënoi edhe Povill. Orhan Ibishi shënoi golin e vetëm të kampiones kosovare në pjesën e dytë.

Prishtina në raundin preliminar kishte eliminuar Tiranën, ndërsa në 1/16 e finales, ashtu si pritej humbi thellë. Ndeshja u luajt në “Palau Blaugrana”.

Ndeshjet tjera të kësaj faze luhen të shtunën.

19:11

Prishtina po humb thellë në Barcelonë

Skuadra e futsalit Prishtina po pëson thellë nga Barcelona në kuadër të 1/16 të finales të Ligës së Kampionëve. Pas pjesës së parë rezultati është 5:1 në të mirë të Barcelonës, fitueses në fuqi të Ligës së Kampionëve.

Kampionia kosovare, Prishtina, ashtu si pritej, ishte inferiore ndaj Barcelonës në pjesën e parë të ndeshjes. Spanjollët kanë dominuar plotësisht dhe kanë shënuar pesë gola. Dyego, Esquerdinha, Daniel Shiraishi, Joselito dhe Matheus Rodrigues shënuan golat për Barcelonën. Mërgim Dervishaj realizoi golin e vetëm për Prishtinën. Është shquar edhe portieri Arbnor Krasniqi me disa pritje, ndonëse ka pranuar pesë gola.

Ndeshja po luhet në Palau Blaugrana në Barcelonë.