Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munichu ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Eder Miliato. Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet gjermane.
Militao ka kërkuar të largohet nga Real Madridi për shkak se është i pakënaqur me hapësirën e tij këtë sezon dhe Bayerni po përpiqet ta shfrytëzoj këtë.
Te Bayerni po e shohin Militaon si zëvendësim për austriakun David Alaba që në fund të këtij edicioni do të largohet nga bavarezët si lojtar i lirë. Miliato këtë edicion ka vetëm tri paraqitje me Realin në të gjitha garat. Braziliani 22-vjeçar ka kontratë me ekipin nga La Liga deri në vitin 2025.