Sport

Loriana me ngritjen më të madhe në ranglistën botërore, IJF-ja thotë se Kosova vazhdon të magjepsë

Loriana me ngritjen më të madhe në ranglistën botërore, IJF-ja thotë se Kosova vazhdon të magjepsë
 

Prishtinë, 15 janar - Loriana Kuka ka shënuar ngritjen më të madhe në ranglistën botërore të xhudos, prej xhudistëve kosovarë. Pas turneut “Masters” në Doha të Katarit, Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka publikuar ranglistën e re.

Loriana Kuka, që fitoi medaljen e bronztë, është ngritur në vendin e pestë në kategorinë deri 78 kilogramë. Ajo ka përparuar për plot shtatë pozita, falë vendit të tretë. Ngritja në ranglistë ishte edhe prej synimeve të xhudistëve kosovarë për “Mastersin” në Doha. “Mastersi” është garë që ofron shumë pikë për ranglistë.