Sport

Unitedi në garë për mesfushorin Rice

Unitedi në garë për mesfushorin Rice
 

Pas Chelseat edhe Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të West Ham Unitedit, Declan Rice ka njoftuar të premten ESPN.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e sheh 22-vjeçarin si përforcim të duhur për mesfushën dhe zëvendësim ideal për Paul Pogban që pritet të largohet nga “Old Traffordi”. Te West Hami janë të gatshëm ta lënë të lirë mesfushorin në fund të këtij sezoni nëse marrin një ofertë deri në 70 milionë euro.