Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka folur të enjten para derbit londinez kundër Fulhamit në Premier Leaguen angleze.
Chelsea është i pamposhtur në ligë kundër Fulhamit në 18 ndeshje qëkur u mposht 1:0 në “Craven Cottage” në mars të vitit 2006.
Protokolli i Premier Leagues i ka informuar lojtarët që të mbajnë distancë sociale kurdo që është e mundur, pas shënimit të golave, në dhoma të zhveshjes si dhe gjatë ngrohjes së muskujve.
Pas rasteve të mëdha me Covid-19 në ekipe, Premier League, kapitenët dhe trajnerët kanë vendosur për një takim urgjent, me frikën se Qeveria mund të hyjë në mesin e tyre.
Megjithatë, në ndihmë lojtarëve u ka dalë trajneri i Chelseat, Frank Lampard.
Lampardi ka thënë se lojtarët po bëjnë gjithçka për të shmangur çdo rrezik, ndërsa ka insistuar se të mundohesh t’i diktosh emocionet në futboll është shumë e vështirë.
Fitorja do ta dërgonte Chelsean në vendin e shtatë, pavarësisht rezultateve tjera.
Fulhami me fitore do të largohej nga zona e rrezikshme.