Katër klube janë në garë për ta transferuar mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira, ka raportuar të enjten “AS”. Interesim për mesfushorin e Uruguait kanë shprehur Torino, Fiorentina, Lazio dhe Valencia.
Arsenali ka vendosur t’ia ndërpres Torreiras huazimin te Atletico Mardid. Ai mund të huazohet te ndonjë skuadër tjetër, nëse nuk arrijnë të gjejë ndonjë klub që dëshiron ta blej kartonin e tij. Uruguaiani me Arsenalin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.