Sport

City, 14 ndeshje pa humbje

City, 14 ndeshje pa humbje
 

Manchester City e ka vazhduar serinë si i pamposhtur në 14 ndeshje rresht në të gjitha garat.

“Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola fituan me vështirësi kundër Brightonit me rezultatin minimal, 1:0. Phil Foden e realizoi golin e vetëm të ndeshjes pak para fundit të pjesës së parë. Ai shënoi pas pasimit që e mori nga Kevin de Bruyne dhe krijoi hapësirë për gjuajtje.