Sport

89-shi në dilemë se ku do ta vazhdojë fazën përgatitore, është mes Shqipërisë e Turqisë

89-shi në dilemë se ku do ta vazhdojë fazën përgatitore, është mes Shqipërisë e Turqisë
 

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet nga dy herë në ditë në fushën me bari sintetik, që ndodhet pak metra larg lumit të Ibrit.

E fazën e fundit përgatitore, 89-shi ka planifikuar ta kryejë jashtë vendit. Megjithatë, kryetari i klubit, Abedin Zeka, ka pranuar për KOHËN se janë në dilemë se ku do të përgatiten. Sipas tij, dëshira është që të shkojnë në Antalia të Turqisë, por shkaku i testeve për koronavirus mund të ndërrojnë lokacion.