Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona siguron Garcian

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia, do ta vazhdojë karrierën në La Liga, te skuadra e Barcelonës.

“Mundo Deportivo” ka njoftuar të mërkurën se City ka arritur marrëveshje me Barcelonën, ekip me kushtet e të cilit është pajtuar edhe Garcia. 20-vjeçari, ka pranuar të firmos kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda një periudhe të shkurtër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për kartonin e Garcias, skuadra spanjolle do ti paguajë Cityt dhjetë milionë euro dëmshpërblim. Garcia, i cili aktualisht është i lënduar, këtë edicion ka regjistruar shtatë paraqitje për Cityn në të gjitha garat. Garcia është zhvilluar si futbollist në akademinë e Barcelonës përpara se ti bashkohet të rinjve të Cityt në verën e vitit 2017.