Sport

Donnarumma i mungon Milanit në çerekfinale të Kupës

Gianluigi Donnarumma nuk do të mund ta ndihmojë Milanin në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Donnarumma nuk ishte në fushë në ndeshjen e 1/8 së finales kundër Torinos, që Milani e fitoi pas ekzekutimit të penalltive.

Portieri italian ishte në bankën e rezervistëve. Ai u ndëshkua me karton të kuq pas protestave në drejtim të zyrtarit të ndeshjes Paolo Valeri.

Donnarumma protestoi pasi pretendonte se ndërhyrja në portugezin Leao ishte penallti.

Pezullimi do të vlejë vetëm në Kupë, kurse në Serie A do të mund të paraqitet të hënën kundër Cagliarit.