3 perditesime
13:18

Gjakova përfundon i shtati në Masters

Akil Gjakova nuk ka arritur të marrë medalje në Mastersin e xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Gjakova ka përfunduar në vend të shtatë në kategorinë deri 73 kilogramë. Gjakova u mposht në repesazh nga uzbeku Khikmatillokh Turaev, me ippon pas 4:34 minutave luftë.

Deri në momentin e ipponit, Gjakova ishte në avantazh, pasi Turaev kishte dy dënime, dhe një dënim tjetër do ta skualifikonte. Por, uzbeku arriti të realizonte ippon.

Gjakova në Doha fitoi dy luftëra dhe pësoi në dy tjera.

Dje Kosova fitoi një të artë me Distria Krasniqin dhe dy të bronzta me Majlinda Kelmendin e Norqa Gjakovën. Nesër garon në kategorinë deri 78 kilogramë Loriana Kuka.

12:38

Gjakova ndalet në çerekfinale

Akil Gjakova është ndalur në çerekfinale të Mastersit që po mbahet në Doha.

Gjakova u mposht nga kazaku Zhansay Smagulov me ippon pas 4 minutave luftë.

Në të vërtetë Gjakova ishte duke udhëhequr duelin e kategorisë deri 73 kilogramë me një waza-ari, deri 30 sekonda pa mbaruar lufta. Por më pas Smagulov fillimisht shënoi waza-ari e pastaj e përfundoi luftën krejt në fund me ippon. Gjakova vazhdon luftën për medalje të bronztë nëpërmjet repesazhit.

11:14

Gjakova në çerekfinale të Mastersit

Akil Gjakova ka arritur në çerekfinale të Mastersit në xhudo që po mbahet në Doha.

Ai në rrethin e dytë, në kategorinë deri 73 kilogramë, e mposhti rusin Denis Iartcev, medalistin e bronztë të botës në vitin 2019.

Gjakova triumfoi me ippon pas 3:58 minuta luftë.

Në çerekfinale përballet me Zhansay Smagulovin e Kazakistanit.

 

09:22

Gjakova kalon pengesën e parë në Masters

Akil Gjakova e ka kaluar pengesën e parë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Doha.

Gjakova në raundin e parë, në kategori deri 73 kilogramë, mposhti kampionin e botës për junior, Somon Makhmadbekovin e Taxhikistanit. 

Gjakova triumfoi me waza-ari pas 8:01 minuta luftë.

Dje Distria Krasniqi fitoi të artën, ndërsa Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova të bronzta.