Sport

Gara për Kupë me “finale” të hershme

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Të hënën në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është hedhur shorti për 1/8 e finales të Kupës së Kosovës në futboll. Dueli kryesor i kësaj faze do të zhvillohet në të njëjtën arenë, atë ‘Fadil Vokrri”.

Do të përballen fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës, Prishtina, dhe kampionia në fuqi, Drita. Këto skuadra në fillim të shkurtit do ta luajnë edhe ndeshjen e Superkupës së Kosovës, e cila pritet të zhvillohet në Turqi.