Sport

Alban Ajdini huazohet nga Servette në Stade Lausanne Ouchy

 

Futbollisti 21-vjeçar me tipare sulmuese, Alban Ajdini, është huazuar nga Servette te skuadra Stade Lausanne Ouchy deri në fund të këtij sezoni. Kjo skuadër luan në “Challenge League”, në rangun e dytë të futbollit të Zvicrës.

Lojtari i shpresave të Kosovës debutoi në Superligën e Zvicrës vitin e kaluar si 21-vjeçar dhe që atëherë ka luajtur pesë ndeshje në nivelin më të lartë të futbollit zviceran.