E ardhmja e Sergio Ramosit, te Real Madridi vazhdon të mbetet temë e diskutimit.
Kapiteni i madrilenëve nuk ka vazhduar ende kontratën, pasi nuk është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi.
Mirëpo, sipas mediave spanjolle krerët e klubit kanë ndryshuar ofertën për Ramosin dhe kanë rinisur bisedimet.
Qendërmbrojtësi spanjoll është në vitin e fundit të kontratës me “Mbretërit”.
Për Ramosin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur skuadra si Liverpooli, Manchester City, dhe Manchester Unitedi.