Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli.
Sipas mediave spanjolle, interesim për sulmuesin e krahut ka shprehur Real Madridi.
Ekipi spanjoll e sheh Salahun si përforcim ideal për fazën e sulmit.
Edhe vet lojtari së fundi ka bërë të ditur se mund të largohet nga kampioni anglez për të provuar veten në një kampionat tjetër.
Salah ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.